Thaçi: Tentimi i fundit që Lista Serbe të bindet për ushtrinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Tentimi i fundit që Lista Serbe të bindet për ushtrinë

    Insajderi
    04 April 2017 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur edhe një herë se themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është e domosdoshme për Kosovën.

    Ai ka thënë se NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë që transformimi i FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese për të cilën edhe Kosova sipas tij pajtohet me këtë çështje.

    “NATO dhe SHBA-të kërkojnë që të themelohet përmes ndryshimeve kushtetuese të njëjtën e duam edhe ne nëse kjo gjë është e mundur”, ka thënë Thaçi në një diskutim të organizuar nga “FOL”.

    Thaçi ka thënë se partnerët strategjik kanë konfirmuar përkushtimin e tyre që të i ndihmojnë Kosovës në krijimin e ushtrisë së saj duke provuar në veçanti të binden deputet e Listës Serbe.

    “Tani së fundi edhe partnerët strategjikë kanë konfirmuar që të ndihmojnë institucionet tona që të përkrahini këtë shndërrimin në veçanti që edhe deputet e Listës Serbe të marrin pjesë”, ka thënë Thaçi.

    Krijimin e ushtrisë së Kosovës duke shmangur ndryshimet Kushtetuese të Kosovës më herët e kishin kundërshtuar NATO, ShBA-të dhe aleat të tjerë të Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark