
Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur Insajderi publikoi paralajmërimin e botimit të një seri shkrimesh “Dosja e Shefave” bazuar në disa biseda telefonike të përgjuara nëpërmjet të cilave hidhet dritë mbi funksionimin e shtetit të korruptuar në Kosovë, që kur një nga protagonistët kryesor të këtyre përgjimeve, ish-kryeministri, presidenti Hashim Thaçi është përballur me shumë qytetarë të cilët po e pyesin për këtë skandal.
Kjo i kishte ndodhur edhe të hënën kur ai shkroi në profilin e tij në Facebook, një qëndrim për demarkacionin.
Stafi që kujdeset për profilin e presidentit në Facebook, u kujdesen dje që të fshinin disa prej komenteve që e pyesin Thaçin për përgjimet, por numri i qytetarëve që vazhdojnë ta pyesin atë për këtë çështje, është shtuar edhe sot, kur presidenti shkroi në Facebook që ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.