Thaçi: Unë i nisa bisedimet Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Unë i nisa bisedimet Kosovë-Serbi

    Insajderi
    04 June 2016 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është i gatshëm që të vazhdojë kontributin e tij në bisedimet Kosovë-Serbi të cilat ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

    Në një intervistë dhënë Evropës së Lirë, presidenti Thaçi ka thënë se ka një bashkëpunim të shkëlqyer me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Msutafa, andaj “do të diskutojmë për angazhimet tona të mëtutjeshme.”

    “Mendoj se është me rëndësi që të kemi një veprim unik, një përfshirje sa më të gjerë, sa më konsensuale në proceset e ardhshme dhe në kuadër të kësaj, edhe presidenca do të luaj rolin e vet aktiv dhe kushtetues e ligjor”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Për më tepër, Thaçi ka thënë se ka qenë vetë ai që ka filluar bisedimet mes dy vendeve.

    “Unë kam filluar këtë proces. Kam zhvilluar negociatat e vazhdueshme me autoritetet, lidershipin e Serbisë. Bashkërisht kemi arritur dhe nënshkruar pas shumë bisedash e negociatash marrëveshjen e prillit të vitit 2013”, ka thënë ai.

    “Ajo marrëveshje krijoi një situatë më pozitive për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Për të pasuar më pastaj me marrëveshjet e tjera të cilat quan drejt një raporti konstruktiv dhe korrekt të komunikimeve. Por, mbetet shumë për t’u bërë në procesin e zbatimit të gjithë atyre marrëveshjeve”, ka shtuar ai.

    Thaçi po ashtu ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ratifikojë sa më parë demarkacionin me Malin e Zi./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark