Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës.
Në rrjetin Facebook, ai ka thënë se “vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tank. Ngadhnjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme”, ka shkruar zoti Thaçi dhe ka shtuar se “në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri.”