
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova e ka humbur hapin në krijimin e ushtrisë në vitin 2014. Dhe kjo sipas tij ka ndodhur me fajin e vendorëve dhe “jo me fajin e të tjerëve”.
Por, presidenti beson se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca ta Armatosura të Kosovës pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.
FAK sipas tij do të jetë ushtri multientike.
“Forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen në një të ardhme të afërt dhe do të jenë multietnike”, ka thënë Thaçi në një bisedë të organizuar nga organizata FOL.
Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa nuk ka garantuar se transformimi i FSK-së mund të ndodhë brenda këtij viti.
Në një intervistë televizive, kryeministri kishte thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet porse mungon edhe vullneti i pakicës serbe.
“Është përgatit ndryshimi i kushtetutës, është përgatiti ligji për Forcat e Armatosua, e vetmja gjë që nuk është përfunduar është ti bindim pakicat që ti kemi votat e dy të tretave në kuvend”, ka thënë ai./Insajderi.com