Thaçi: Ushtria do të jetë multietnike, do të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Ushtria do të jetë multietnike, do të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët

    Insajderi
    16 March 2017 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruara se Kosova është e interesuar që shndërrimi i Forcës së Sigurisë në ushtri të jetë multietnike për të mirën e të gjithë komuniteteve, edhe pse sipas tij kjo është dashur të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese por kundërshtimi i Listës Serbe e ka shtyrë shumë këtë proces.

    Sipas Thaçit nevoja për formimin e saj përmes Ligjit ka ardhë edhe si pasoje edhe e ndryshimeve në rajon dhe kërcënimeve ndaj vendit.

    “Formimi i ushtrisë nuk është kërcenim për rajonin, por siguri për qytetarët. Është dhe do të jetë forcë multietnike”, tha Thaçi gjatë takimit me organizata dhe media të komunitetit serb në Çagllavicë.

    Gjatë këtij takimi, Thaçi ka deklaruar se për krijimin e ushtrisë nuk do të këtë koordinim me Serbinë, pasi që thotë Serbia ende nuk është një partner konstruktiv as karshi Kosovës e as në rajon.

    Por Thaçi thotë se Kosova do të ruaj partneritetin me ndërkombëtarët, nga të cilët kërkoi ndihmë për transformimin gradual të saj.

    “Kosova do ta ruaj partneritetin me ndërkombëtarët e edhe me ShBA-të, BE. Asnjë herë FSK nuk do të bëhet pa koordinimin me ta – transformimin do të bëhet gradualisht me NATO-n dhe partneret tjerë, të cilët duhet a ndihmojnë këtë. Institucionet kosovare do të jenë plotësisht transparente në këtë proces”, tha ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark