Thaçi: Vëmendje të veçantë do t’i kushtojë marrëdhënieve me Shqipërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Vëmendje të veçantë do t’i kushtojë marrëdhënieve me Shqipërinë

    Insajderi
    08 April 2016 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të takimeve të shumta që ka zhvilluar pas ceremonisë së inaugurimit, takoi edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, njofton Presidenca.

    Sipas komunikatës, Thaçi ka thënë se në rolin e ri si president i Kosovës, një vëmendje të veçantë do t’i kushtojë marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë.

    Ndërsa, kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin Thaçi për postin e ri dhe për ceremoninë e inaugurimit, të cilën ai e ka quajtur madhështore.

    I pari i ekzekutivit të Shqipërisë e ka siguruar presidentin Thaçi se e ka mbështetjen e plotë të tij dhe të shtetit shqiptar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark