Thaçi: Vendimi për Manastirin e Deçanit bazohet në Kushtetutë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Vendimi për Manastirin e Deçanit bazohet në Kushtetutë

    Insajderi
    21 May 2016 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdoqoftë ajo”, ka thënë Thaçi.

    Të premten, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë ligjore në favor të Manastirit të Deçanit.

    Gjykata ka konfirmuar pronësinë e Manastirit mbi 24 hektarë tokë, e cila për vite të tëra është kontestuar.

    Banorët e Deçanit dhe zyrtarët komunalë patën zhvilluar disa protesta në vitin 2013, duke thënë se manastiri është objekt kulti i shqiptarëve e jo i serbëve.

    Pakënaqësitë patën kulmuar pas një një vendimi të nxjerrë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në Kosovë, i cili thoshte se 24 hektarë tokë, që dy ndërmarrje shoqërore pretendonin se janë pronë e tyre, i mbesin në administrim Manastirit të Deçanit.

    Gjykata Kushtetuese ka marrë të premten vendimin mbi kërkesën e parashtruar nga Manastiri i Deçanit, që është prezantuar nga Dragutin (Sava) Janjiq, kryemurg i këtij manastiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark