Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot familjen Kastrati për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Ramadan Kastratit, djalit të heroit të Kosovës, Shaban Polluzha.
Me këtë rast, Thaçi ka rikujtuar heroizmin e Shaban Polluzhës.
“Komandanti i shquar Shaban Polluzha luftoi për çlirimin e Kosovës dhe me bashkëluftëtarët e tij organizoi kryengritjen e parë antikomuniste kundër regjimit jugosllav në përfundim të Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë ai.
“Rezistenca e armatosur e komandantit Shaban Polluzha ka qenë frymëzim për të gjitha lëvizjet politike të cilat synuan dhe në fund realizuan çlirimin e Kosovës”./Insajderi.com