Thaçi: Vrasja e dëshmitarëve të mbrojtur solli Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Vrasja e dëshmitarëve të mbrojtur solli Gjykatën Speciale

    Insajderi
    23 December 2016 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës se Gjykata Speciale që do të trajtojë krimet e mundshme të UÇK-së gjatë luftës, është krijuar për shkak se Kosova ka dështuar t’iu ofrojë siguri dëshmitarëve të mbrojtur.

    “Është folur shumë për Gjykatën Speciale, nuk dua të shikohet si ndëshkim. Gjykata erdhi si pasoje e vrasjes e mos mbrojtjes së dëshmitarëve dhe jo e politikes se gabuar”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij vjetor para deputetëve.

    Sipas tij, formimi i kësaj gjykate nuk ka ndodhur “si pasojë e politikës së gabuar”.

    Fjalimin e Thaçit e kanë bojkotuar partitë opozitare dhe deputetët serbë.

    Gjykata Speciale që pritet të fillojë punën në fillim të vitit të ardhshëm, ka bërë të qartë se do t’i kushtojë rëndësi të vecantë mbrojtjes së dëshmitarëve./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark