Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është pretendent për president atje, po përdorë tema të nxehta që janë për Kosovën për shkak të fushatës elektorale.
Duke iu referuar reagimit të Vuçiqit rreth vendimit të Qeverisë për pronat e Kosovës, Thaçi ka thënë se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën.
“Serbia nuk ka juridiksion në pronat e Kosovës. Serbia nuk ka prona ne Kosovë. Kosova ka qenë pjesë e RSFJ-së, ajo u shpërbe, ajo nuk është trashëgimtare e Kosovës, Serbia është një nga shtetet e rajonit”, ka thënë ai gjatë një konference për media në Qendrën Mediale në Graçanicë.
“Pronat private është e shenjt e secilit, është e paprekshme. Kryeministri i Serbisë është në kampanjë elektorale. Ai mund t’i fitojë zgjedhjet në Serbi, por pronat janë të Kosovës. Ai mund t’i fitojë zgjedhjet, por ushtria do të bëhet”, ka shtuar ai.
Thaçi këto dy tema i ka cilësuar si shumë të lezetshme për Vuçiqin që të merret me opinionin në Serbi./Insajderi.com