
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Pas takimi, Thaçi është zotuar se Kosova do të intensifikojë dialogun me Serbinë “deri në normalizimin dhe pajtimin e plotë të dy popujve.”
Por, sipas tij, parakusht mbetet zbatimi i marrëveshjeve të cilat janë arritur deri më tani në bisedime.
Presidenti po ashtu ka thënë se Kosova ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – si kusht për liberalizimin e vizave – dhe se do të “bëjmë edhe më tepër”.
Në anën tjetër, Mogherini ka thënë se tash nuk është kohë vetëm e festës pas liberalizimit të vizave, por sipas saj Kosova duhet të shikojë përpara./Insajderi.com