Thaçi zotohet se malazezët do të kenë ulëse në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi zotohet se malazezët do të kenë ulëse në Kuvend

    Insajderi
    23 February 2017 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit malazez në Kosovë.

    Thaçi theksoi se Kosova është shtëpi e pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në të.

    “Komuniteti malazez në Kosovë do të njihet edhe me Kushtetutë dhe do të ketë një ulëse në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai.

    Kurse, kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq, e njoftoi presidentin Thaçi për Strategjinë për Afirmimin dhe Integrimin e komunitetit malazez në Kosovë.

    “Kjo strategji është e gatshme dhe tani do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim, që të fillojë të zbatohet plani i veprimit i strategjisë”, ka thënë Vujiçiq, thuhet në një njoftim të Presidencës.

    Kreu i shtetit e ka mirëpritur përfundimin e punës për strategjinë dhe ka shprehur mbështetjen për jetësimin e saj.

    Me Malin e Zi dhe me komunitetin malazez në Kosovë, presidenti Thaçi theksoi se kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark