×
  • Lajme
  • Lajme

    Thanë që uji nuk është i pastër për pije, ish-shefi i KRU Prishtina i reagon Ministrisë së Shëndetësisë: Mos shpërndani panik

    Insajderi
    30 November 2024 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-shefi i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa ka përgënjeshtruar . Ai ka thënë se uji nga kanali i Ibër-Lepencit nuk ka qenë asnjëherë për pije.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook ai bëri thirrje që të mos bëhet panik për këtë çështje.

    “Në kontekstin e sulmit të mbrëmshëm në infrastrukturën kritike, në kanalin e Ibrit, një gjë nuk arrij ta kuptojë. Si ka mundësi që në këtë vorbullën e turbullt të deklarimeve në media, del Ministria e Shëndetësisë dhe deklaron, po citoj nga lajmet në KTV “Uji nga kanali është i pa pijshëm”. Të nderuar përderisa flasim për ujë nga kanali, ai asnjëherë nuk qenë për pije, sepse është i pa trajtuar. I njëjti trajtohet paraprakisht në Impiante të Trajtimit të Ujit, pastaj shpërndahet për pije. Si person i çertifikuar për menaxhimin e krizave, emergjencave në sektorin e ujit, më e pakta që institucionet duhet bërë, është të mos hedhin panikë, por të kujdesen për qytetarët. Ndërsa Qeveria duhet të vetëdijësohet se ekspertët nuk krijohen brenda natës, por ata që janë edukuar e ngritur duke sfiduar çdo sistem, duhet mbajtë afër e të përkrahen! Deri atëherë miq, mos shpërndani panikë, kujdesuni për veten dhe Familjen, ruajeni ujin, duajeni shtetin!”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark