Kryetema në Kosovë tash e ca ditë është dyshimi se Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani kanë kryer veprën penale spiunazhi. Ndaj tyre tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj, shkruan Insajderi.
Seancën dëgjimore ndaj të njëjtëve është mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ata nuk u panë të futeshin nga hyrja kryesore. Ndodhi krejt e kundërta.
Ndërkohë, The Geopost ka publikuar një audio, ku dëgjohen duke biseduar Srgjan Rosiq dhe Bedri Shabani.
Megjithëse, audio në disa pjesë është e censuruar, aty kuptohet qartë se Bedri Shabani, i dyshuar për bashkëpunëtor të shërbimit serb të inteligjencës se, kërkon që BIA t’I ndihmojë atij dhe njerëzve të tij që ta kryejnë një punë.
“Çka mendon? Do t’i pyesësh ata tuajt, ta shtyejnë këtë apo do të flenë?”, i ka thënë Shabani oficerit të BIA-s.
Ndërsa, Rosic i thotë se “do ta shtyejnë, porse paksa janë … presin të zgjohen…”
Më tej, Shabani thotë se duhet vepruar asisoj, që dikush tjetër ta ngacmojë tërthorazi, e më pas ne t’ia vëmë benzinën dhe të marrë flakë edhe më shumë”.
Për më shumë ndiqni videon KËTU