“The Rock” heq dorë nga “Fast & Furious” - Insajderi
×
Kulturë

“The Rock” heq dorë nga “Fast & Furious”

Insajderi
01 February 2019 - 18:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Plani që në fillim ka qenë që Universi i “Fast and Furious” të rritej dhe të zgjerohej. Por unë s’jam ende gati për të nisur xhirimet e “Fast 9”.

Kështu është shprehur “The Rock” duke konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e filmit të ri, duke shtuar dyshimet se “familja” e “Fast & Furious” përfundimisht është përçarë.

“Fast & Furious 9”do të sjellë një tjetër evoluim të sagës, duke e bërë edhe më ndërkombëtare atë. Dy lokacionet e para të zbuluara ku do të zhvillohen xhirimet janë Londra dhe Hawaii.

Arsyeja kryesore duhet të jetë prishja e marrëdhënieve me producentin dhe aktorin kryesor të franshizës, Vin Diesel, me të cilin The Rock nuk i ka pasur aspak ‘punët’ mirë gjatë xhirimeve të filmave më të fundit./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark