The Sun: Bashar al-Assad i helmuar dhe në gjendje kritike në Moskë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    The Sun: Bashar al-Assad i helmuar dhe në gjendje kritike në Moskë?

    Insajderi
    23 September 2025 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shëndeti i Bashar al-Assad është vënë në pikëpyetje pas raporteve të pakonfirmuara se ish-presidenti sirian është helmuar në Rusi dhe është dërguar në spital.

    Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka shkaktuar polemika duke kërkuar që autoritetet ruse të japin një shpjegim zyrtar në lidhje me raportet se Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad është shtruar në një spital në një periferi të Moskës në gjendje kritike pasi është helmuar.

    Autoritetet ruse nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar mbi akuzat, sipas mediave arabe.

    Aktivistët e mediave sociale kanë përhapur një numër pretendimesh kontraverse në internet në lidhje me shëndetin e Bashar al-Assad në Moskë.

    Vlen të përmendet se Assad iku nga Siria në Rusi më 8 dhjetor 2024, pas rënies së regjimit.

    Në janar 2025, një pretendim i ngjashëm u shfaq në mediat sociale pasi një përdorues i Telegram me emrin Gjenerali SVR dyshohet se njoftoi se ish-presidenti sirian ishte sëmurë rëndë pasi dikush u përpoq ta helmonte në një atentat, raportoi The Sun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark