Thellohet kriza e emigrantëve në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Thellohet kriza e emigrantëve në Greqi

    Insajderi
    27 February 2016 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo politike filloi javën e kaluar pasi Maqedonia refuzojë hyrjen e afganëve dhe vendosi kontrolle të rrepta në dokumente për sirianët dhe irakianët, me çka ngadalësuan kalimin e emigrantëve dhe refugjatëve në një rrjedh më të shpejtë.

    Dhe situata dukej e vendosur për tu përkeqësuar ndjeshëm, pas Sllovenisë dhe Kroacisë, dy anëtareve të BE-së edhe Serbia dhe Maqedonia thanë se do të kufizojnë numrin e të ardhurve të përditshme, në rreth 500.

    Kontrollet e forta kanë lënë mijëra njerëz – duke përfshirë shumë fëmijë – të bllokuar në Greqi, kështu që kriza më e rëndë e migrimit që nga Lufta e Dytë Botërore nuk tregon shenja rënieje.

    Deri të shtunën, rreth 5,500 njerëz janë të bllokuar në Idomeni, tha policia lokale, me 800 të tjerë të mbledhur në një kamp të përkohshëm rreth 20 kilometra larg.

    Që nga mbrëmja e të enjtes, vetëm 150 persona kanë kaluar në Maqedoni, thanë zyrtarët, duke vënë numrin e përgjithshëm të refugjatëve dhe emigrantëve aktualisht në tokën greke në rreth 25.000.

    Tensionet ishin të larta përgjatë kufirit me rreth 400 njerëz që protestonin duke kërkuar nga Qeveria Maqedonase t’i hap kufijtë për ta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark