Thellohet kriza në kombëtaren shqiptare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thellohet kriza në kombëtaren shqiptare

    Insajderi
    18 March 2017 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përballja me Italinë e gjen Kombëtaren shqiptare në momentin më të vështirë të epokës “De Biazi”.

    Sikur të mos mjaftonin mungesat e Berishës dhe Gjimshitit, disa lojtarë që pritet të luajnë titullarë janë jashtë forme kur mbeten vetëm gjashtë ditë nga përballja e 24 marsit në “Renzo Barbera” të Palermos.

    Problemet e fundit kanë të bëjnë me Ledian Memushajn dhe Arlind Ajetin. Mesfushori i Peskarës nuk është në formë optimale për shkak të një problemi në kofshë. Vlonjati është grumbulluar për ndeshjen me Atalantën e Etrit Berishës, por nuk do të luajë.

    Këtë e konfirmoi vetë trajneri i skuadrës bardhekaltër, Zdenek Zeman, në daljen para mediave në prag të transfertës së të dielës. “Memushaj ka një problem muskulor në kofshë. Ai dëshiron të luajë, por do ta kursej”, u shpreh tekniku çek.

    Në një situatë të pafavorshme vjen edhe Arlind Ajeti, i cili është aktivizuar fare pak me Torinon gjatë këtij sezoni. Pasi e ka lënë në stol në pjesën dërrmuese të ndeshjeve, trajneri Sinisha Mihajloviç nuk e ka grumbulluar fare qendërmbrojtësin për ndeshjen e sotme ndaj Interit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark