IPK ka rekomandon suspendimin Naser Sinanit, komandantit të këtij stacioni. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.
“Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues)”, thuhet në njoftimin e IKP, shkruan Gazeta Insajderi.
KALLXO.com mëson nga burime brenda policisë së dy hetuesit policor dyshohet se kishin plotësuar formularë kinse kanë bërë monitoruar dhe vëzhguar urdhërin mbrojtës të Hamide Magashit.
Por plotësimi i formularit ka ndodhur pasi Hamide Magashi ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.
KALLXO.com tutje mëson edhe se këto formularë janë shkruar nga hetuesit, por nuk janë nënshkruar nga viktima pasi që kanë qenë të falsifikuara dhe të njëjtit asnjëherë nuk kanë qenë te e njëjta.