Thellohet skandali i punësimeve: Motra e zëvendëskryeministrit punësohet në Neonatologji, bordi mohon ndikimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thellohet skandali i punësimeve: Motra e zëvendëskryeministrit punësohet në Neonatologji, bordi mohon ndikimin

    Insajderi
    27 April 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hapja e Spitalit Pediatrik në QKUK rriti kërkesën për të shtuar numrin e mjekëve.

    Kjo ishte edhe arsyeja pse për njërën nga klinikat, atë të Neonatologjisë, u desh të shpallej konkurs për punësimin e dy neonatologëve.

    Kandidatet që aplikuan, Valbona Bislimi dhe Argjira Zeka-Bardhi, kanë kryer të gjitha procedurat e kërkuara dhe janë në prag të nënshkrimit të kontratës.

    Për të parën e cila është motra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ish-kryesuesja dhe tani anëtarja e bordit, Agreta Gecaj-Gashi, mohon se ka pasur ndikim nga njeriu i dytë i Qeverisë Kurti për të punësuar motrën e tij.

    E njëjta shpjegon se nga mediat e kanë kuptuar se Valbona Bislimi është motra e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

    Bile, Gecaj-Gashi thekson se edhe numri i aplikueseve ka qenë i njëjtë me vendet e kërkuara, ndaj nuk ka pasur as ankesa.

    Anëtarja e bordit të ShSKUK-së thotë se vetëm këto dy specialiste kanë qenë të papuna në Kosovë, derisa shton se ka mungesë të theksuar të këtij kuadri.

    Ajo thekson se nevoja është e madhe për këta profesionistë në QKUK, por edhe në spitale rajonale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark