Skandali i komunës së Gjilanit me shpërndarjen e grantëve në kulturë po zgjerohet. Insajderi ka mësuar se në mesin e OJQ-vë përfitues ka edhe të atilla që lidhen direkt me anëtarë të komisionit përzgjedhës.
Komuna e Gjilanit ka angazhuar ekspert të jashtëm në këtë konkurs për ta parandaluar konfliktin e interesit. Njeri prej tyre i angazhuar për këtë çështje ishte Burim Demiri.
Por, ai në vend te parandalimit vendosi që të vepronte ndryshe. Vendosi në favor te vëllait të tij.
Insajderi mëson rreth aferës që ndodhi brenda këtij konkursi.
Eksperti i jashtëm i cili ishte Burim Demiri e shfrytëzoi pozitën në favor për të afërmit e tij, ku nuk shkoi dhe shumë larg. Siç mëson Insajderi ai shpërbleu vëllain e tij Ardian Demirin.
Shuma prej 1,650.00 nga Durim Demiri cili ishte anëtari i komisionit vlerësues, u dha për vëllain e tij Ardian Demirin me projektin Klubi Biçikleta Urbane 06.
Insajderi ditë më parë ka raportuar për këtë nismë të komunës për të angazhuar organizatat joqeveritare në aktivitete kulturore pikërisht në këtë komunë. U raportua edhe për skandalin e zyrtares së Vetëvendosjes e cila i shpërbleu djalin dhe kunatin e tij të cilët ishin pjesë e këtij konkursi.
Insajderi do të iu mbajë të informuar edhe për zhvillime të tjera në lidhje me këto projekte ku përfituese janë OJQ-të.