×
  • Lajme
  • Lajme

    Themelimi i degës së PDK’së në Gjermani, Krasniqi: Do ta kthejmë Kosovën në rrugën e duhur

    Insajderi
    07 July 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në themelimin e degës së kësaj partie në Baden Württemberg, të Gjermanisë.

    Krasniqi tha se ky Kuvend rikonfirmon mobilizimin dhe rritjen e pandalshme të PDK-së në mërgatë.

    I pari i PDK-së kritikoi Qeverinë Kurti për dështimet e njëpasnjëshme dhe paaftësinë e saj për të adresuar nevojat e popullit tonë apo sfidat me të cilat vendi po përballet.

    Krasniqi u shpreh se PDK ka qenë, është dhe do të jetë gati për zgjedhje për t’i sjellë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore, dhe se për këtë i duhet mbështetja e mërgatës.

    “Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë”, tha ai në fjalimin e tij gjatë Kuvendit Zgjedhor të kësaj dege.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark