×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Themelohen çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

    Insajderi
    26 September 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Kulturës ka nxjerr një rregullore e cila parasheh të ndahen katër çmime vjetore: Çmimin për Veprimtari në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae”, Çmimi vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore “Zef Mirdita” dhe Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu”.

    Këto çmime themelohen me Rregulloren 09/2016, me çka përcaktohen kriteret dhe procedurat për dhënien e çmimeve të lartëshkruara.

    Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

    Rregullorja specifikon procedurat e konkurrimit për çmimet në fushat specifike, si dhe mënyrën e dhënies së çmimeve, e cila bëhet nëpërmes jurisë profesionale që e themelon ministria.

    Çmimet kanë vlerë financiare, si vijon:

    Çmimi për Veprimtari Jetësore në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae” shpërblehet me 5 mijë euro.

    Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeçovi” shpërblehet me 2 mijë e 500 euro.

    Çmimi Vjetor për Veprën Shkencore “Zef Mirdita” shpërblehet me 2 mijë e 500 euro.

    Çmimi vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu” shpërblehet me 2 mijë euro.

    Ministria e Kulturës nëpërmjet këtyre çmimeve, synon të përkrah personalitet që kontribuojnë në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./KultPlus.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark