×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Themelohet Këshilli afarist Maqedoni-Serbi

    Insajderi
    18 February 2017 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të bashkëpunimit Maqedoni-Serbi, në Shkup po mbahet forumi afarist mes përfaqësuesve të të dyja shteteve, raporton AA.

    Drejtoresha e Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), Jelisaveta Georgieva tha se ky takim është realizuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit i cili sipas saj ka tendenca të rritjes.

    Ajo informoi më tej se Serbia është partneri i tretë tregtar i Maqedonisë për sa i përket këmbimit tregtar, i cili sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë shënon rritje të vazhdueshme.

    “Këmbimi i përgjitshëm është 700 milionë dollarë amerikan. Rreth 200 milionë janë nga eksporti dhe rreth 500 milionë nga importi. Ajo që është paraqitur nga komunitetet e biznesit si mjaft e rëndësishme është rrjetizimi i bizneseve dhe integrimi në tregjet e treta. Këtë në fakt jemi duke e bërë në kuadër të Forumit Investues të Odave i cili është themeluar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Georgieva.

    Ajo shtoi se nga eksportet e Maqedonisë në Serbi dominojnë prodhimet nga sektori i bujqësisë, mjekësisë dhe degë të tjera, ndërsa Maqedonia nga Serbia ka importuar kryesisht hekur, çelik, duhan, industri bujqësore dhe energji elektrike.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark