Themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-s

    Insajderi
    25 February 2025 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në këtë përbërje, sipas vendimit të ekzekutivit marrin pjesë:

    1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;

    2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;

    3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

    4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

    5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

    6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe

    7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,

    Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark