Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e sotme ka themeluar Komisionin për shqyrtimin e aplikacioneve për kandidatët për kryeprokurorë të prokurorive Themelore.
Ky komisioni do të udhëhiqet nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale i Republikës së Kosovës Reshat Millaku, dhe dy anëtarët tjerë prokurori Lulzim Sulejmani dhe prokurorja Radica Milic.
Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan dorëheqjen e Visar Musa nga pozita e prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
Po ashtu, KPK-ja ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së shpenzimeve mujore për telefonat mobile për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik. /Insajderi.com