Ish-agjenti i KGB-së, Vladimir Putin, që është në pushtet për afër dy dekada, vazhdon të jetë figurë e debatuar në mediat ndërkombëtare.
The Independent ka përmbledhur disa prej thënieve të tij, që japin një pasqyrë lidhur me atë se si Putin e sheh botën..
“Unë nuk jam një grua, kështu që nuk kam ditë të këqija.”
Burimi: USA Today.
“Është shumë e rrezikshme të inkurajohen njerëzit që të shohin veten e tyre si të jashtëzakonshëm, pavarësisht rrethanave.”
Burimi: Neë York Times
“Ndonjëherë është e nevojshme të jesh i vetmuar në mënyrë që të dëshmosh se ke të drejtë.”
Burimi: Time
“Ne do t’i ndjekim terroristët kudo. Nëse ndodhen në aeroport, atëherë në aeroport. Pra, nëse i gjejmë në tualet, më falni, ne do të futemi aty. Kjo është e tëra, çështja mbyllet.”
Burimi: Thë Telegraph
“Sa më shumë që mësoj për njerëzit, aq më shumë i dua qenët. Unë thjesht i dua shtazët.”
Burimi:The Telegraph
“Unë jam njeriu më i pasur në botë, jo vetëm në Evropë, por në tërë botën. Unë grumbulloj emocione.”
Burimi: Fortune
“Me sa duket nuk do të jetë gjithçka në rregull. Por ne duhet të përpiqemi për këtë.”
Burimi: The Guardian./Insajderi.com