Pas një sherri në Durrës, dy persona janë therur me thikë.
Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast dy persona janë arrestuar.
“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftim.