Therën me thikë dy persona në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Therën me thikë dy persona në Prishtinë

    Insajderi
    23 August 2025 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë lënduar mëngjesin e hershëm në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se ata dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë, ndërsa janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark