Theresa May e ka nisur me dorë të rëndë qeverisjen e saj në krye të Britanisë.
Ajo ka larguar nga kabineti 4 emra të rëndësishëm duke shkaktuar jo pak habi. May ka shkarkuar nga detyra John Whittingdale ministër i Kulturës, Medias dhe Sportit.
Një tjetër shkarkim është ai i ministrit të Drejtësisë, Michael Gove.Ai u bë i njohur për publikun shqiptar për shkak të deklaratave denigruese ndaj Shqipërisë.
May ka shkarkuar edhe ministren e Edukimit Nicky Morgan si dhe ministrin Oliver Letwin.
Ndërkohë May ka caktuar Boris Johnson si ministër të Jashtëm dhe Amber Rudd si ministre e Shtetit, vendin që deri pak kohë më parë e mbante pikërisht Theresa May.