Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të therjes me thikë të mërkurën në Prishtinë, ku një i mitur pas një mosmarrëveshje është therur nga dy të panjohur.
Dy të panjohurit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 14:20.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, bën të ditur Policia.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor e më pas është liruar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.