Theret me thikë një 25 vjeçar në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Theret me thikë një 25 vjeçar në Prishtinë

    Insajderi
    04 November 2021 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 25-vjeçar është therur me thikë këtë të enjte në Prishtinë.

    Nga policia kanë bërë të ditur se ai është therur me thikë sot rreth orës 14:00 në rrugën “Edit Durhan”.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se ai është dërguar për tretman mjekësor.

    “Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tregoi Ahmeti.

    Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark