Një person është goditur me thikë dje në oborrin e Emergjencës në Gjilan.
Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. “7 Shatori”-Gjilan,17.09.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.