Një i mitur është therur me thikë si pasojë e një përleshjeje në sheshin “Skenderbeu” në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke thënë se viktima është i moshës së mitur.
“Sot, rreth orës 09:45, është raportuar për nje person të lënduar.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve”, njoftoi ai. /Insajderi.org/