Një 39-vjeçar është therur me thikë në fshatin Luar të Fierit, me ç’rast është arrestuar një u dyshuar i msohës 15-vjeçare.
Policia ka bërë të ditur se personi i therur me thikë është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore, shkruan TCh.
“Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç”.
“Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. I dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar policia.