Theret me thikë një person në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një person në Lipjan

    Insajderi
    29 July 2025 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është therur me thikë pasditen e së martës në Lipjan.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

    “Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan.  Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Pllana.

    Zëdhënësi tutje ka shtuar se lidhur me rastin është arrestuar një person dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark