Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    12 February 2025 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar dy persona ditën e martë në Pejë pasi dyshohen për një rast me therje me thikë.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 17:10, dhe se lidhur me rastin ka arrestuar një person.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 11.02.2025, rreth orës 17:10, është njoftuar nga Spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, dyshohet
    nga mjeti i mpreht (thikё). Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjёs nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajonal nё Pejё”, thuhet në njoftim.

    Policia njofton se pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё stacionit policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark