
Një person është therur sot me thikë në Ulpianë në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Po ashtu, është shtuar edhe se policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.
‘‘Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor’’, është thënë nga Policia për Insajderin./insajderi.org/