Një person është therur me thikë në Poslisht të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin, janë arrestuar një person i mitur dhe një tjetër i moshës madhore.
“Me date 02.01.2025 rreth orës 16:35 kemi marre informate se ne emergjencën e spitalit Rajonal është duke u trajtuar viktima R. Sh. Mashkull i lindur 1980 nga fshati Poslisht-Prizren. Patrulla policore ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën i cili ka deklaruar se ne qendër të fshatit Poslishte kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes tij dhe një te dyshuari mashkull rreth 18 vjeç te cilin nuk e njihte me emër, nga i cili ishte goditur ne kraharor me mjet te mpreht thikë dhe si pasoj kishte marre lëndim trupor. Sipas mjekeve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhe një madhor”, tha Bytyqi.