
Një grua britanike është vrarë pasi u godit me thikë në një hotel në Australi nga njeriu i cili dyshohet se bërtiti “Allahu Ekber” gjatë sulmit.
Policia raporton se viktima u gjet e vdekur në dhomën e hotelit të saj.
Shërbimi Policor i Queensland e ka përshkruar incidentin si një “akt të pakuptimtë të dhunës”
Një grua tjetër britanik 30-vjeçare, gjithashtu është në gjendje kritike pas këtij sulmi.
Rasti kishte ndodhur të martën, në mbrëmje rreth orës 23:15, sipas kohës sonë lokale.
Një shtetas francez 29-vjeçar, u arrestua në vendin e ngjarjes dhe është marrë në paraburgim, raporton The Independent.
Vajza e vrarë kishte mbërritur në këtë zonë rreth 10 ditë më parë me shpresën për të gjetur punë si mbledhës frutash. /Insajderi.com