Mesditën e së mërkurës në qytetin e Pejës është raportuar për një sulm fizik që ka përfunduar me therjen e një personi.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për këtë sulme ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë, me të cilën dyshohet se është kryer vepra, dhe pas intervestimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com