Theret me thikë shqiptari në Francë, dyshohet se u sulmua nga një bashkatdhetar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë shqiptari në Francë, dyshohet se u sulmua nga një bashkatdhetar

    Insajderi
    22 April 2017 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se një 18-vjeçar shqiptar është therur me thikë në Caen të Francës, raporton albinfo.ch.

    Ngjarja kishte ndodhur në mes të ditës së djeshme, kur 18-vjeçari ishte në qendër të qytetit në Caen pranë stacionit të tramvajit Saint-Pierre dhe i ka thënë një tregtari se është plagosur me thikë.

    Shqiptari është dërguar në spital, ku është konstatuar se është therur dy herë me thikë, në shpinë dhe mushkri, por është jashtë rrezikut për jetë.

    Identiteti i shqiptarit nuk është bërë publik, derisa policia ka filluar të hetojë rastin, derisa dyshohet se është goditur nga një bashkatdhetar i tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark