Theri me thikë një person në kafiteri në Gjakovë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Theri me thikë një person në kafiteri në Gjakovë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

    Insajderi
    15 September 2025 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet V.K., i dyshuar për tentim vrasje ndaj një personi tjetër me inicialet R.B.

    Ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 2025, rreth orës 11:00, në pjesën e jashtme të një kafiterie në rrugën “Washington” në Gjakovë, ku sipas Prokurorisë, i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje me viktimën, e ka goditur atë disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

    Viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK, për shkak të plagëve të rënda.

    Sipas njoftimit zyrtar, ekziston dyshimi i bazuar se V.K. ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I pandehuri është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark