×
  • Lajme
  • Lajme

    Therja për vdekje e nxënësit 14-vjeçar në Shqipëri, mësohen detaje të reja

    Insajderi
    18 November 2024 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nxënësi 14-vjeçar i cili humbi jetën këtë të hënë në Tiranë, si pasojë e therjes me thikë, ka qenë shkollën e njëjtë me dorasin e dyshuar.

    Siç raporton A2 CNN, të dy fëmijët kanë qenë të shkollës “Fan Noli”, ndërsa janë përfshirë në një debat ditën e premte.

    Gjatë debatit të tyre ka ndërhyrë roja i sigurisë ku i ka ndarë. Gjatë ditës së sotme ata janë sharë sërish në banjot e shkollës, shkruan A2 CNN.

    Më pas, viktima ka lajmëruar shokun e tij që ishte nxënës në Sauk. Pas mbarimit të mësimit ata kanë dalë dhe janë konfliktuar fizikisht disa metra larg shkollës Fan Noli.

    Autori ka nxjerrë thikën ku ka goditur disa herë viktimën dhe shokun e tij. Ndërkohë ka plagosur edhe veten në krah. Pas ngjarjes i dyshuari është larguar në banesë ku më pas është dërguar në spital privat.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark