Policia e Kosovës ka dhënë një raport lidhur me rastin në Lipjan, ku përfundoi me një vrasje dhe një plagosje përgjatë ditës së djeshme.
Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, thuhet se në vendngjarje është konfiskuar një thikë. Po ashtu, njoftohet se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.
“Lipjan / 07.08.2024-12:10. Në lidhje me rastin e lartcekur, dyshohet se si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thikë, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Pas veprimeve policore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, përderisa si provë materiale është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajte, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Insajderi raportoi dje se si pasojë e një përleshje mes katër personave, Agim Xani, 57-vjeçar, ka mbetur i vdekur dhe i biri i tij përreth 15 vjeç mbeti i plagosur.
Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga therja me thikë që mori.
Po ashtu, Insajderi raportoi se është Skender Krasniqi dhe djali i tij. Krasniqi më herët kishte sulmuar edhe drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat Tërpeza.
Mediumi raportoi nga burimet e saja se e gjithë ngjarja ndodhi si shkak i një konflikti për një video në rrjetin social ‘TikTok’. /Insajderi.org/