Therje me thikë në Prishtinë, një person përfundon në spital – burrë e grua të dyshuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Therje me thikë në Prishtinë, një person përfundon në spital – burrë e grua të dyshuar

    Insajderi
    15 July 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një therjeje me thikë, e cila dyshohet të jetë kryer nga një burrë dhe një grua.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

    Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit – një mashkull dhe një femër – janë intervistuar nga policia në lidhje me rastin.

    “Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa një mashkull dhe një femër janë intervistuar si të dyshuar lidhur me rastin. Rasti po hetohet nga njësiti i hetuesisë,” thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark