
Një përleshje e dhunshme mes katër të miturve është raportuar të shtunën mbrëma në Obiliq, ku si pasojë e konfliktit, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 qershor 2025, rreth orës 19:45.
“Pas një mosmarrëveshjeje, katër të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes vete, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë,” thuhet në raportin policor.
Të gjithë të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi