Therrje me thikë e rrahje në Pejë, arrestohen tre persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Therrje me thikë e rrahje në Pejë, arrestohen tre persona

    Insajderi
    13 March 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

    Nga kjo ngjarje siç njofton policia dy persona janë therur me thikë.

    “Tё dyshuarit janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ku deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre (3) tё dyshuarit e kanё sulmuar tё dyshuarin e katёrt dhe viktimёn, me ç’rast i dyshuari i katёrt duke pёrdorur mjetin e mprehtë (thikё), ka therur me thikё dy nga tё dyshuarit tё cilёve iu ka shkaktuar lёndime trupore”, thuhet në njoftim.

    Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, tre nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga të dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark