
Luftërat e shekullit 21, me tërë teknologjinë e zhvilluar në këtë kohë moderne, përveç sulmeve tokësore dhe ajrore, po zhvillohen edhe në mënyrë kibernetike duke e përdorur internetin, transmeton Insajderi.
Një gjë e tillë aktualisht është duke ndodhur edhe në Ukrainë. Përveç goditjeve të rënda ajrore dhe tokësore, edhe shërbimet e internetit në pronësi të qeverisë ukrainase, janë gjithashtu subjekt i sulmeve kibernetike.
Sipas mediave, zyrtarët e qeverisë kanë bërë thirrje për mobilizim në botën kibernetike dhe formimin e një ushtrie ekspertësh sigurie dhe hakerash.
Përveç goditjeve të rënda me armë dhe bomba, një metodë tjetër e preferuar nga Moska është sulmi kibernetikë. Infrastruktura e internetit e një organizate ose qeverie synohet në mënyrë të koordinuar. Kjo situatë është vëzhguar nga autoritetet ukrainase për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të sigurisë kibernetike, më shumë se 70 faqe qeveritare në Ukrainë janë goditur nga sulmet javën e kaluar. Këtë çështje në deklaratën e tij të djeshme e ka prekur edhe presidenti amerikan Joe Biden.
Sipas organizatës Netblocks,, që merret me fushën e sigurisë kibernetike, 12 orë para operacionit ushtarak të Rusisë, u sulmuan vendet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mbrojtjes, Brendshme të Ukrainës, si dhe të sigurisë dhe këshillit të ministrave. Lloji i sulmeve u përshkrua si DDoS.
DDoS, është një sistem e cila mundëson hyrjen e miliona kompiuterëve në një sait në të njëjtën kohë, gjë që shkakton ngadalësimin e ëeb faeës ose bllokimin e tërësishëm të saj.
Këtë e kishte bërë të ditur edhe ministri i Transformimit Dixhital i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, duke thënë se: “Një tjetër sulm i madh DDoS ka nisur kundër shtetit tonë”.